Kur duhet vizita e fëmijëve te mjeku, si diagnostikohet dhe si mjekohet ambliopia.
Ambliopia ("syri dembel") është një gjendje ku shikimi në njërin sy nuk zhvillohet normalisht gjatë fëmijërisë, edhe pse vetë syri mund të duket i shëndetshëm.
Akademia Amerikane e Oftalmologëve rekomandon depistimin në këto periudha:
Periudha më e mirë për diagnostikim dhe mjekim është sa më shpejt që të shfaqen shenjat e para, dhe gjithsesi para përfundimit të periudhës kritike (5–7 vjeç), pasi mundësia për mjekim efektiv mbaron pas kësaj moshe. Diagnostikimi i hershëm sjell gjithashtu rehabilitim më të shpejtë.
Kryesorja është eliminimi i shkakut që ka sjellë formimin e ambliopisë. Mënyrat kryesore të mjekimit janë: okluzioni, penalizimi, dhe stimulimi me aparate stimuluese.
Fëmija mund të mbajë syrin mbyllur jo më shumë se një javë për çdo vit jete — megjithatë kjo përzgjidhet individualisht nga mjeku.
Teksti u redaktua nga Dr. Edmond Isufaj dhe Dr. Besa Isufaj.
Teksti ka karakter informativ dhe jo mjekësor. Për vlerësim të personalizuar, konsultohuni me mjekun tuaj.