Glaukoma paraqet një sëmundje të rëndë të syrit e cila karakterizohet me dëmtim të nervit optik dhe ngushtimin e fushës vizive, e shkaktuar në radhë të parë nga rritja e tensionit të syrit.

Glaukoma zë vendin e dytë në botë si shkaktar i verbimit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Është quajtur "vjedhësi i qetë i shikimit", sepse zhvillohet pa simptoma të dukshme derisa të zvogëlohet ndjeshëm shikimi në njërin sy — nëse nuk diagnostikohet dhe mjekohet në kohë, shpesh çon në verbim.

Faktorët e rrezikut

Dëmtimi i nervit optik nga glaukoma
Dëmtimi i nervit optik nga glaukoma

Si pasojë e dëmtimit të nervit optik, ngushtohet fusha vizive (fillimisht bie pamja periferike), dhe nëse nuk trajtohet, mund të çojë deri te verbëria e plotë dhe e pakthyeshme.

Pamja normale e syrit Fusha e pamjes e ngushtuar nga glaukoma
Pamja normale (majtas) dhe fusha e pamjes e ngushtuar nga glaukoma (djathtas)

Shenjat e hershme

Mund të shfaqen: shikim jo i qartë kohë pas kohe, shikim i rrathëve të ndritshëm rreth dritës, dhembje syri gjatë shikimit të televizorit.

Diagnostikimi

Vizualizimi i dëmtimit të nervit optik bëhet duke kryer ekzaminimin e fushës vizive (perimetria) — shumë e rëndësishme për të përcaktuar madhësinë e dëmtimit dhe evolucionin e sëmundjes, prandaj duhet kryer rregullisht çdo 3-4 muaj. Ekzistojnë edhe metoda të tjera, si fotografimi i nervit optik dhe përcaktimi i trashësisë së fijeve nervore (OCT).

Perimetria
Perimetria — ekzaminimi i fushës vizive
Kirurgji e glaukomës në Klinikën Albrus: ofrojmë teknika mini-invazive (MIGS/MMIGS) nën drejtimin e Dr. Edmond Isufaj. Lexoni më shumë te faqja e kirurgjisë.

Teksti ka karakter informativ dhe jo mjekësor. Për vlerësim të personalizuar, konsultohuni me mjekun tuaj.