Procedurë e përdorur për trajtimin e disa sëmundjeve të retinës.
Injektimi intravitrial është një procedurë ku medikamenti injektohet direkt në trupin qelqor të syrit, duke e sjellë drejt e te retina, aty ku nevojitet efekti terapeutik.
Procedura kryhet ambulatore, me anestezi lokale (pika), zgjat vetëm disa minuta, dhe zakonisht kërkon injeksione të përsëritura sipas një kalendari të përcaktuar nga mjeku.
Teksti ka karakter informativ dhe jo mjekësor. Për vlerësim të personalizuar, konsultohuni me mjekun tuaj.