Përgatiti: Dr. Edmond Isufaj
Të nderuar pacientë!
Nëse tek ju është diagnostikuar katarakta (perdja e syrit), mos u shqetësoni — kjo gjë nuk është shkak për të humbur kurajon, problemi juaj ka zgjidhje. Në sajë të mundësive të sotme kirurgjikale, ne mund t'ju rikthejmë shikimin.
Operacioni në shumicën e rasteve bëhet në mënyrë ambulatore (nuk ka nevojë të qëndroni në spital — menjëherë pas ndërhyrjes mund të ktheheni në shtëpi). Ndërhyrja kirurgjike për heqjen e kataraktës sot është standarde, kryhet pa dhimbje dhe gati në të gjitha rastet kalon pa komplikacione.
Kohën për operacion e përcaktoni ju vetë (në marrëveshje me mjekun okulist), në varësi të shikimit tuaj. Kur shihni që shikimi nuk ju mjafton për punët e përditshme — si drejtimi i automjetit apo leximi — ka ardhur koha e operacionit. Në disa raste, nëse perdja është e tejpjekur, ajo duhet operuar sa më shpejt.
Çfarë saktësisht është katarakta — perdja e syrit?
Perdja e syrit është humbja e tejdukshmërisë së lentes kristaline (turbullim i thjerrëzës së syrit), duke ulur në mënyrë të vazhdueshme shikimin. Ju vini re që po shikoni si nëpërmjet një perdeje të hollë, e cila trashet gjithnjë e më shumë.
Lentja e syrit ka të njëjtin funksion si lentja e aparatit fotografik — shërben për thyerjen e rrezeve të dritës dhe fokusimin e tyre në retinë. Mjegullimi i lentes ul sasinë e dritës që kalon nëpërmjet saj. Në stadin e avancuar, njerëzit e prekur nga katarakta mund të dallojnë vetëm dritën.
Shenjat e kataraktës
Supozime të gabuara
Nuk është e vërtetë që:
Shkaktarët e sëmundjes
Shkaku më i shpeshtë është mosha, e lidhur me ndryshimet në metabolizmin e lentes kristaline — zakonisht preken personat mbi 55-60 vjeç.
Shkaktarë të tjerë: anomali të lindura si pasojë e sëmundjeve të nënës gjatë shtatzënisë; komplikim i diabetit; infeksione të rënda të brendisë së syrit; çrregullime metabolizmi; trauma të syrit, etj.
Perdja e syrit nuk mund të shërohet me medikamente dhe as me syze. Në stadin e hershëm, ndryshimi i dioptrisë së syzeve mund të japë përmirësim të përkohshëm, por në stadet e mëvonshme syzet nuk ndihmojnë më.
Intervenimi kirurgjik është e vetmja mundësi mjekimi që çon në sukses të plotë. Në më shumë se 95% të rasteve, shikimi përmirësohet ndjeshëm që në ditën e parë pas operacionit.
Për një pamje të qartë duhet që edhe pjesët e tjera të syrit të jenë të shëndosha — kornea, trupi qelqor, retina, nervi optik dhe sistemi nervor qendror. Rezultatet mund të jenë më të kufizuara nëse pacienti është prekur nga:
Këto sëmundje shpesh janë të vështira për t'u diagnostikuar para operacionit dhe evidentohen pas tij — konsultohuni me mjekun tuaj për mundësitë e rezultatit.
Operacioni kryhet me anestezi lokale (me pika) — nuk do të ndjeni dhimbje, vetëm prekjen e duarve të kirurgut dhe ujin që rrjedh rreth syrit gjatë disa momenteve.
Si rregull, operohet vetëm një sy; syri i dytë, nëse prekur, operohet në një kohë të dytë, zakonisht pas një jave.
Nëse syri nuk është i prekur nga sëmundje të tjera, shikimi rikthehet deri në 100%.
Jo. Teknologjia me ultratinguj dhe anestezia lokale mundësojnë operim pa marrë parasysh moshën. Mjeku anestezist-reanimator ndjek parametrat fiziologjikë gjatë gjithë kohës.
Rreth 15 deri 30 minuta.
Lentja artificiale përbëhet nga material inert e jo i dëmshëm — reaksione mospranimi pothuajse nuk ndodhin.
Lentja intraokulare qëndron në sy përgjithmonë dhe nuk ndërrohet. Ndryshe nga lentet e kontaktit, ajo vendoset brenda syrit dhe nuk jep ndjesi trupi të huaj.
Syri fillon të shikojë që të nesërmen dhe përmirësohet çdo ditë. Shërimi kryesor ndodh në 3-4 ditët e para, dhe vazhdon edhe 3-4 javë, gjatë të cilave mund të ktheheni në punët e përditshme, me disa kufizime për punë të rënda.
Përcaktimi bëhet nga kirurgu në bashkëbisedim me ju — p.sh. mund të shihni pa syze larg dhe të mbani syze për afër (2-3 dioptri), ose e kundërta. Ekziston edhe mundësia e lenteve multifokale ose akomodative.
Procesi kryhet me anën e një sonde milimetrike që punon me ultratinguj, duke mundësuar një prerje shumë të vogël (1.5–3 mm) dhe shërim më të shpejtë.
Pasi pastrohet kapsula, nëpërmjet të njëjtës prerje të vogël implantohet lentja intraokulare e butë, e palosur, me anë të një injektori special. Lentja ka diametër 11–13 mm, është prej materiali të butë inert (akrilik ose silikon) dhe hapet vetë brenda syrit pas implantimit, ku fiksohet me elementë të vegjël.
Prerja në shumicën e rasteve mbyllet vetë, pa nevojë për qepje — sa më e vogël, aq më e qëndrueshme.
Pas operacionit mbetet kapsula ku fiksohet lentja artificiale. Në disa raste, sidomos në moshat e reja, kapsula humbet tejdukshmërinë — kjo quhet katarakt dytësore, shkaktuar nga rritja e qelizave të epitelit të mbetur.
Mjekimi i perdes dytësore bëhet:
Lexo më shumë mbi katarakten sekondare dhe trajtimin me YAG lazer →
Si në çdo ndërhyrje, ekziston mundësia e komplikacioneve, por ato janë fare të pakta pasi operacioni kryhet me metodë të avancuar, pa prerje të madhe apo qepje. Në raste të rralla mund të pasojnë:
Si të përgatiteni:
Si zhvillohet dita e operacionit: Para ndërhyrjes pikohen pika për zgjerimin e bebëzës. Në sallë merrni anestezi lokale — kokërdhoku i syrit do të jetë pa dhimbje. Parametrat vitalë monitorohen gjatë gjithë kohës. Pas operacionit syri lyhet me pomadë dhe vendoset kapak mbrojtës. Në orët e para, personi shoqërues është i mirëpritur.
Të nderuar pacientë!
Ne shpresojmë që me këtë material t'ju kemi dhënë një pasqyrë të vogël për sëmundjen e perdes së syrit dhe mjekimin e saj. Nëse keni pyetje të tjera, do t'ju përgjigjemi me dëshirë në një bisedë konsultative.
Mënyra operative moderne, instrumentet bashkëkohore dhe kontrollet mikroskopike e bëjnë shumë të sigurt operacionin e kataraktës. Rreziku për komplikacion të rëndë është jashtëzakonisht i ulët — dhe si shumë pacientë të tjerë, edhe ju do të vini re sa pozitivisht ndikon kjo ndërhyrje në jetën tuaj të përditshme.
Përgatiti tekstin Dr. Edmond Isufaj.