Proteza e syrit

Përgatitja e syve artificial (protezave të syrit) është praktikuar që nga kohët e lashta. Protezat e para të syrit kanë filluar të bëhen nga Egjiptianët e lashtë me ar dhe me argjend.

Sot ekzistojnë në botë 2 lloje protezash okulare: proteza okulare qelqi dhe proteza okulare prej akrili.

Më të përhapura janë protezat akrilike të syrit, pasi janë më të lehta për t'u prodhuar dhe kanë një kohëzgjatje 2–3 herë më të gjatë se protezat prej qelqi. Protezat e syrit prej qelqi janë pak më të rënda dhe, sidomos në moshat e vjetra, mund të sjellin rënie të kapakut të poshtëm të syrit të protezuar — përdoren zakonisht 1–1,5 vjet, pasi me kohën zbehen ngjyrat dhe dëmtohet sipërfaqja. Protezat akrilike mund të përdoren më gjatë, por kërkojnë çdo vit përpunimin e sipërfaqes.

Proteza provizore dhe individuale

Provizore apo individuale?

Protezat okulare provizore janë të përafërta në ngjyrë e formë, nga ato që janë gati në klinikë. Protezat individuale derdhen në masën e zgavrës së syrit dhe pikturohen në ngjyrën origjinale, duke iu afruar shumë estetikisht syrit tjetër — pjesa e pasme përputhet në mënyrë perfekte me zgavrën e syrit, duke evituar formimin e hapësirave ku mund të mblidhet loti. Kjo rrit jetëgjatësinë e protezës, konfortin, lëvizshmërinë, dhe redukton rrezikun e infeksioneve kronike.

Pacientët duhet të shihen nga mjeku 1–2 herë në vit (fëmijët më shpesh, pasi proteza duhet zmadhuar sipas rritjes së skeletit, përndryshe sjell mos-zhvillim dhe asimetri të fytyrës). Sipërfaqja e protezës duhet përpunuar një herë në vit.

Çfarë duhet të dini

Heqja rutinë para gjumit e protezës plastike nuk rekomandohet nëse s'ka shqetësim apo arsye për këtë. Këshilla: nëse proteza nuk ju "shqetëson", mos e "gacmoni".
Vendosja dhe heqja e protezës
Vendosja dhe heqja e protezës së syrit

Cilët pacientë kanë nevojë për protezë okulare?

Protezë magnetike
Protezat "magnetike" — variant me qëndrueshmëri dhe lëvizje më të mira

Së fundmi po gjejnë përhapje edhe protezat e syrit "magnetike" — një variant i protezave plastike, ku brenda skerës implantohet një pjesë magneti gjatë operacionit; pjesa tjetër fiksohet në protezën plastike, duke rritur qëndrueshmërinë dhe lëvizjen e saj.

Protezat akrilike — përparësitë

Pyetje të shpeshta

A është e dëmshme mbajtja e protezave te fëmijët?
Jo — përkundrazi, është e domosdoshme. Mungesa e saj sjell mos-zhvillim të zgavrës së syrit dhe deformim të gjysmës së skeletit të fytyrës. Duhet vendosur sa më shpejt të jetë e mundur, dhe rritur (ndryshuar) sipas moshës.

A mund të vendoset proteza pa bërë operacion?
Vendimin e merr mjeku, sipas patologjisë. Nëse syri e ka humbur ndjeshmërinë dhe ka distancë 2–3 mm mes kapakëve dhe pjesës së përparme të syrit, proteza mund të mbahet — por ndonjëherë kjo është e vështirë për shkak të ndjeshmërisë së lartë të kornesë.

A mund të ndryshojë ngjyra e protezës me kohën?
Boja është e izoluar brenda disa shtresave akrili. Me kohën, loti, kremrat ose ilaçet e përdorura mbi protezë mund të krijojnë një shtresë që ul shkëlqimin — në këtë rast, proteza mund të rimarrë gjendjen e mëparshme me një procedurë të thjeshtë pranë klinikës. (Protezat prej qelqi, ndryshe, zbehen pa mundësi rigjenerimi.)

Kam shumë sklepa në zgavrën ku kam protezën — çfarë duhet të bëj?
Së pari, bëni një vizitë për të përjashtuar infeksion apo alergji. Nëse ambienti ku punoni ka pluhur/tym, përdorni lubrifikantë dhe pastrojeni më shpesh. Të paktën një herë në vit, bëni përpunimin e sipërfaqes pranë klinikës. Lodhja dhe vendet me erë të fortë gjithashtu shtojnë sklepat.

Për proteza okulare provizore apo individuale, na kontaktoni — do të gjeni protezën më të përshtatshme për ju me çmim të favorshëm. Protezat okulare plastike tani përgatiten edhe në Shqipëri, me cilësi të lartë.

Teksti u redaktua nga Dr. Edmond Isufaj dhe Dr. Besa Isufaj. Ka karakter informativ dhe jo mjekësor. Për vlerësim të personalizuar, konsultohuni me mjekun tuaj.