Pterigium (Cipa e syrit) — trashje e konjuktivës dhe rritje e saj mbi kornenë (xhamin e syrit). Kryesisht formohet nga pjesa e brendshme e syrit.

Pterigium i syrit

Faktorët që sjellin formimin e tij

Janë të shumëllojshëm: rrezet ultraviolet, sindroma e syrit të thatë, pluhuri, etj.

Nëse nuk eliminohet shkaktari, pterigiumi progreson në mënyrë të ngadaltë dhe mund të shkojë deri afër qendrës së kornesë, duke mbuluar bebëzën e syrit dhe penguar shikimin.

Trajtimi: në rastet e lehta, mjaftojnë lot artificialë dhe shmangia e faktorëve rrezikues (dielli, pluhuri). Në rastet e avancuara, kur pengon shikimin ose vazhdon të rritet, hiqet me një ndërhyrje kirurgjikale të lehtë.

Video: Kirurgjia e Pterigiumit (Flap Rrotullues)

Video kirurgjikale që tregon edhe teknikën e kataraktës, edhe kirurgjinë e pterigiumit me metodën e flap-it rrotullues:

Video: Kirurgjia e Pterigiumit me "Fibrin Glue"

Një teknikë tjetër alternative — përdorimi i fibrin glue (ngjitës biologjik) për të fiksuar graftin konjuktival, në vend të qepjeve tradicionale, duke reduktuar irritimin dhe përshpejtuar shërimin:

Teksti ka karakter informativ dhe jo mjekësor. Për vlerësim të personalizuar, konsultohuni me mjekun tuaj.