Keratokonusi (ektazia ose hollimi i kornesë) është një sëmundje jo-inflamatore, degjenerative, që sjell dëmtimin dhe dobësimin e fijeve kolagjenore të kornesë. Si pasojë, korneja hollohet, dobësohet strukturalisht dhe deformohet, duke marrë formën e një konusi.

Keratokonusi

Si pasojë, progreson një astigmatizëm i çrregullt dhe ulet ndjeshëm shikimi. Në rastet e avancuara, keratokonusi sjell ulje serioze të shikimit dhe mund të shkojë deri në çarje të kornesë.

Sa i shpeshtë është?

Shpeshtësia ndryshon sipas vendeve — rreth 0.02% e popullsisë sipas statistikave të SHBA, por disa studime tregojnë deri në 0,05% në vende të tjera, me tendencë në rritje. Prek në mënyrë të barabartë meshkujt dhe femrat, zakonisht të dy sytë në mënyrë asimetrike.

Trajtimi varet nga stadi: në rastet e hershme, korrigjohet me syze ose lente kontakti (të forta/gaz-permeabël); në rastet e avancuara mund të nevojitet cross-linking (CXL) për të ndaluar progresionin, implantim i unazave intrastromale (Ferrara) në kornë, ose në raste ekstreme, transplant kornean. Kontaktoni klinikën për vlerësim individual.

Foto nga operacioni i Cross-Linking (CXL)

Teksti ka karakter informativ dhe jo mjekësor. Për vlerësim të personalizuar, konsultohuni me mjekun tuaj.